Live Stream

Reshjet e dendura të shiut në Fier, pa energji dhjetëra fshatra.
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier dhe Mallakastër. Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.Burime

BIZNESI I VOGËL NE FIER,BETEJË PËR MBIJETESË.
Subjektet e biznesit të vogël në Fier po përballen me vështirësi në aktivitetin e tyre,ndërsa rënia e xhiros dhe dobësimi i fuqisë blerëse po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhurat.Tregtarët shprehen se muajt e fundit aktiviteti i tyre është ngadalësuar ndjeshëm.Sipas tyre, konsumatorët po tregohen më të kujdesshëm në shpenzime, duke

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një kullotë në afërsi të Parkut të Viroit, në Gjirokastër.
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në një kullotë në afërsi të Parkut të Viroit, në Gjirokastër. Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan se zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin

SUBVENCIONET MBULOJNË VETËM 17.9% TË FERMERËVE, 10% E PËRFITUESVE MARRIN 43% TË FONDIT
Vetëm 17.9% e bazës së fermave të përdorur në analizë kanë përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për vitin 2025, ndërsa 10% e përfituesve kanë marrë 43% të të gjithë fondit. Shifrat dalin nga analiza e të dhënave të AZHBR-së dhe evidentojnë diferenca të mëdha mes qarqeve, por edhe një

KRUJË – LIQENI I “BARUNËVE” DREJT THARJES.
Liqeni i “Barunëve” në Krujë po përballet me një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit, duke ngritur shqetësime për një situatë të rënduar mjedisore. Denoncimi është bërë publik këtë të diel, më 4 tetor, nga gazetari dhe ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili ka publikuar

KUÇOVA NDRIÇON SKENËN E PAVARUR TË KIIFF.
Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur, KIIFF, që do të zhvillohet nga data 13 deri më 18 tetor 2026, në Kinemanë “Kadri Roshi” të Kuçovës. Për pesë net me radhë, qyteti i naftëtarëve do të kthehet në një skenë ndërkombëtare

Një ekip i ri drejtues për përballimin e sfidave të pushtetit vendor.
Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka prezantuar dy drejtuesit e rinj që do të angazhohen në çështjet e vetëqeverisjes vendore. Oltjon Muzaka merr detyrën e zëvendësministrit, me përgjegjësi për ndjekjen e çështjeve të pushtetit vendor, ndërsa Anxhela Paparizo është emëruar drejtoreshë e re e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Lushnje – Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë. Policia Bashkiake nis kontrollet për zbatimin e tyre.
Lushnje – Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë. Policia Bashkiake nis kontrollet për zbatimin e tyre. Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë në Lushnje. Policia Bashkiake ka nisur kontrollet në rrugët hyrëse dhe brenda qytetit për zbatimin e

Kujtohet 82-vjetori i Betejës së Çukas.
Në lapidarin përkujtimor në fshatin Çukas të Lushnjës u përkujtua 82-vjetori i Betejës së Çukas, një prej ngjarjeve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku forcat partizane u përballën me trupat gjermane. Në këtë betejë dhanë jetën 14 luftëtarë të Brigadës së 4-t dhe Batalionit të 16-të, mes tyre edhe 19-vjeçarja fierake
UBA
United Bank of Albania
UBA u ofron klientëve një përvojë unike, duke i ndihmuar ata në krijimin e depozitave dhe kursimeve për të ardhmen e familjes, në blerjen e banesave si edhe në zhvillimin e bizneseve.
- Temperature
- Precipitation
- Rain Chance
- Wind
- Humidity
- Snow