Lushnjë, stacioni i trenit mbetet mes kodrinave me inerte.

Kjo është pamja që ofron prej muajsh stacioni i trenit në Lushnjë. Grumbuj të mëdhenj inertesh qëndrojnë pranë shinave në stacionin e trenit në lushnje , në pritje të ndërhyrjeve për sistemimin apo riparimin e linjës hekurudhore.

Materialet janë sjellë prej kohësh, duke krijuar pritshmëri për nisjen e punimeve. Por, pavarësisht pritjes së gjatë, deri më sot në terren nuk konstatohet vijimësi e punës dhe as ndonjë ndryshim në situatën e krijuar.

Kodrinat me inerte vijojnë të qëndrojnë aty, ndërsa pikëpyetjet shtohen për fatin e kësaj ndërhyrjeje. Pse kanë mbetur pezull punimet? A ka një projekt konkret dhe, mbi të gjitha, kur pritet të përfundojë sistemimi i shinave?

Për qytetarët, kjo situatë është një tjetër dëshmi e zvarritjes së punimeve infrastrukturore, ku materialet mbërrijnë në terren, por rezultatet mungojnë.

Një stacion hekurudhor nuk mund të mbetet pafundësisht në pritje, mes grumbujve të inerteve dhe një pune që nuk dihet se kur do të vazhdojë dhe qytetarët e lushnjes qe prej kohësh presin trenin në stacion .

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse duhet të japin një përgjigje për arsyet e kësaj vonese dhe afatin konkret të rifillimit të punimeve.

Pyetja që kërkon përgjigje është e thjeshtë: Inerteti është sjellë prej muajsh, por kur do të nisin realisht punimet dhe kur stacioni i trenit në Lushnjë do të dalë nga kjo gjendje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033