Nëntori i lajmeve të mira, Belinda Balluku në Fier: Sot jemi vetëm një hap larg BE, ky nëntor me lajme shumë të mira nga Brukseli

Ceremonia e 28 Nëntorit në Fier, u kremtua nën tingujt e Bandës Frymore pranë bustit të Tonç Kilicës, kryebashkiakut të parë të Fierit i aty ku në nëntor të vitit 1912 u ngrit flamuri i pavarësisë. Deputetët socialistë, përfaqësues të bashkisë, prefekti i Fierit dhe drejtuesja politike e PS të qarkut Belinda Balluku, vendosën kurora me lule pranë memorialit të flamurit. Belinda Balluku e cilësoi këtë përvjetor të pavarësisë edhe si nëntorin e lajmeve të mira për Shqipërinë duke iu referuar fazës së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Nëntori solli lajme shumë të mira nga Brukseli tha znj Balluku, teksa shtoi se protestat janë tregues i lirisë dhe demokracisë

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033