Avokati Plarent Ndreca ka ngritur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Avokati Plarent Ndreca ka ngritur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në ambientet e burgut të Fierit. Pas takimit me klientin e tij, këtë 12 nëntor, Ndreca deklaroi për mediat se gjendja shëndetësore e Veliajt po përkeqësohet dhe se ende nuk kanë marrë dokumentacionin e plotë mjekësor nga autoritetet e burgjeve.
Sipas avokatit, pavarësisht kërkesave të përsëritura, nuk u janë vënë në dispozicion kopjet e grafisë dhe rezonancës magnetike, dokumente të cilat i konsideron të domosdoshme për të vlerësuar ndërhyrjen e nevojshme mjekësore.
Ndreca u shpreh se mungesa e këtyre dokumenteve po pengon marrjen e një vendimi lidhur me operacionin që mund të ketë nevojë të kryejë Veliaj. Ai ngriti gjithashtu pretendime për trajtimin shëndetësor të klientit të tij, duke e cilësuar situatën si një formë “persekutimi shëndetësor”.
Avokati bëri me dije gjithashtu se kryebashkiaku ndodhet në izolim, ndërsa kërkoi që autoritetet përgjegjëse të vënë në dispozicion dokumentacionin mjekësor dhe të garantojnë ndjekjen e nevojshme shëndetësore.
Pretendimet janë bërë nga avokati Plarent Ndreca pas takimit me klientin e tij në burgun e Fierit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033