ROSKOVECI PROMOVON POTENCIALIN TURISTIK NË PANIRIN NDËRKOMBËTAR TË LONDRËS.

Bashkia Roskovec mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit,World Travel Market London 2026,i zhvilluar nga data 3 deri më 5 nëntor në qendrën ekspozuese ExCeL London.Përfaqësimi u realizua në kuadër të stendës zyrtare të Shqipërisë,me moton “Albania All Senses”,organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit,Kulturës dhe Sportit.
Në një prononcim ekskluziv për Tv Apollon, kryetarja e Bashkisë Roskovec,Majlinda Bufi, bëri të ditur detajet e pjesëmarrjes dhe fokusin e prezantimit me temë “Lidhu me Shqipërinë”.
Sipas saj,Roskoveci ishte pjesë e programit të prezantimeve ditore,ku në fokus ishte promovimi i potencialeve të turizmit kulturor dhe gastronomik të zonës.

Prezantimi përfshiu elemente të trashëgimisë kulturore,demonstrime të punimeve artizanale,ekspozimin e veshjeve tradicionale,si dhe promovimin e traditave dhe identitetit lokal u shpreh zonja Bufi
.
Një tjetër dimension i pjesëmarrjes ishte edhe bashkëpunimi institucional dhe krijimi i kontakteve me aktorë të industrisë turistike tha nder te tjera kryabadhkiakja e Roskovecit.Gjithashtu ajo theksoi se përfaqësuesit e Bashkisë Roskovec morën pjesë në diskutime mbi Shqipërinë si destinacion turistik,së bashku me operatorë turistikë dhe përfaqësues të bashkive të tjera,si Durrësi,Vlora dhe Lezha.
Pjesëmarrja në këtë panair ndërkombëtar synoi zgjerimin e bashkëpunimit me agjenci udhëtimi,investitorë dhe operatorë turistikë ndërkombëtarë,me qëllim rritjen e interesit për Roskovecin dhe përfshirjen e tij në hartën e destinacioneve turistike për vizitorët e huaj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033