PERSONAZHE NË FOKUS – GRABIANI, MES HISTORISË DHE IDENTITETIT.

Sa histori mund të fshehë emri i një fshati. Sa të vërteta ruhen në kujtesën e banorëve dhe sa dëshmi flasin për rrënjët e tij ndër shekuj.

Emisioni “Personazhe në Fokus” sjell këtë të shtunë një udhëtim në historinë e vendbanimit të Grabianit, një fshat ku e kaluara, kujtesa dhe identiteti ndërthuren në një rrëfim që meriton të dëgjohet.

Për emrin e këtij fshati, ndër vite, banorët kanë përcjellë versione, shpjegime dhe interpretime të ndryshme. Por çfarë thonë faktet, Ku nis historia e vërtetë e Grabianit dhe cilat janë gjurmët më të hershme të banimit.

Përballë pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshit, vjen përgjegjësi dhe historiani i Muzeut Historik të Lushnjës, Niko Ferra, i cili sjell dokumente, të dhëna dhe dëshmi historike mbi zanafillën e këtij vendbanimi.

Sipas të dhënave historike, gjurmët e hershme të banimit në këtë zonë datojnë që në shekujt XVI–XVIII, duke hapur një dritare drejt së kaluarës së një komuniteti me rrënjë dhe identitet të veçantë.

Mos e humbisni këtë episod kushtuar historisë dhe identitetit të Grabianit.

Këtë të shtunë, ora 21:00, vetëm në Televizionin Apollon.

Sepse historia e një fshati nuk jeton vetëm në dokumente, por edhe në kujtesën e njerëzve që e mbajnë gjallë atë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033