Ansambli folklorik i Fiersheganit, përgatitje për muajin kuq e zi të Nëntorit.

Në prag të festave të Nëntorit, Ansambli Folklorik “Vaçe Zela “Fiersheganit bashkia lushnje ka nisur përgatitjet për të sjellë në skenë këngët dhe vallet tradicionale të Myzeqesë.

Një histori që nis në vitin 1958, në fshatin Barbullinjë, dhe që prej 68 vitesh vijon të ruajë e të përcjellë vlerat e folklorit myzeqar.

Nën drejtimin artistik të Novruz Xhaferrit dhe drejtor Maksim Kulla, ansambli vijon punën për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, ndërsa përgatitjet kanë nisur edhe për emisionin “Gurra Popullore”.

Një vend të veçantë në këtë pasuri zënë vallja dyshe myzeqare dhe vallja ngjales, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga shteti, si dëshmi e vlerave dhe identitetit të trevës së Myzeqesë.

Ndër vite, ansambli ka përfaqësuar denjësisht Myzeqenë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, si dhe në aktivitete të shumta brenda e jashtë vendit.

Pjesë e këtij grupi janë edhe të rinj, vajza e djem, të cilët po bëhen vazhdues të kësaj tradite.

Ndërsa ftesat janë të shumta për aktivitetet e muajit kuqezi, ansambli po përgatitet të sjellë edhe një herë në skenë pasurinë e folklorit myzeqar.

Një traditë 68-vjeçare që vazhdon të jetojë përmes këngës, valles dhe brezave të rinj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033