Në kuadër të programit të Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura,në qytetin e Fierit është zhvilluar faza e parë e një aktiviteti promovues dhe demonstrues,ku përfaqësues të kësaj ministrie kanë prezantuar nga afër mundësitë që ofron karriera ushtarake.
Programi i rekrutimit synon tërheqjen e brezit të ri në radhët e Forcave të Armatosura,duke promovuar shërbimin ushtarak si një mundësi karriere dhe kontributi në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit u shpreh perfaqesuesi i forcave te armatosura.
Sinkron
Interesi i të rinjve fierakë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura ka qene i lartë dhe me pjesëmarrje edhe te vajzave te cilat treguan interes për karrierën në uniformë si dëshmi e zgjerimit te mundësive për përfaqësimit të barabartë në këtë profesion.
Gjatë aktivitetit,të rinjtë janë njohur me kriteret e pranimit,kërkesat për rekrutim,përfitimet që ofron shërbimi ushtarak,si dhe mundësitë e zhvillimit profesional në strukturat e ushtrisë shqiptare.
FIER,NIS FAZA E PARË E PROGRAMIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES PËR REKRUTIMIN NË FORCAT E ARMATOSURA.