Projektbuxheti i vitit 2027 arrin në mbi 10 miliardë euro, ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të dokumentit në Kuvend. tha se ai rrit mbështetjen financiare në të gjithë sektorët, me fokus të veçantë te mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe siguria e vendit.
Ky projektbuxhet qëndron mbi tri shtylla të forta: mirëqenien sociale dhe mbrojtjen për qytetarët; stabilitetin fiskal dhe financat publike të qëndrueshme; investimet, reformat dhe proceset integruese në Bashkimin Europian.
Në vijim deputetët miratuan edhe pesë projektligje që lidhen me paketën e re fiskale.