Zhupani,pas 36 vitesh, më në fund me rrugë të asfaltuar edhe lagjja e siperme.

Lagjja e sipërme e fshatit Zhupan,pas 36 vitesh,ka tashmë një rrugë të asfaltuar.Pas denoncimeve dhe shqetësimeve të përcjella vazhdimisht nga Tv Apollon,banorët shprehen se më në fund Bashkia Fier ka ndërhyrë me investime për rikonstruksionin e saj.
Kjo rrugë ka rëndësi jetike për komunitetin e zonës,pasi është e vetmja qe lidh banorët me qytetin e Fierit dhe shërbimet kryesore duke përfshirë institucionet,spitalin, shkollat dhe tregjet.

Banorët e vlerësojnë ndërhyrjen e kryer,por theksojnë se investimi nuk duhet të përfundojë këtu,pasi sipas tyre,Bashkia Fier duhet të vijojë punën edhe për asfaltimin e pjesës së mbetur të rrugës,ku jetojnë shumë familje dhe përmes së cilës sigurohet edhe komunikimi me tokat bujqësore.Për banorët e Zhupanit,ky investim është një hap i rëndësishëm pas shumë vitesh pritjeje,por përmirësimi i infrastrukturës duhet të vijojë deri në zgjidhjen e plotë të problematikës.
Banoret kane theksuar se Tv Apollon e ka përcjellë vazhdimisht shqetësimin e banorëve të Zhupanit,duke i dhënë zë një problematike që i shoqëronte prej 36 vitesh. Ndërhyrja e Bashkisë Fier është një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së komunitetit.Tv Apollon do të vazhdojë të ndjekë këtë problematikë,ashtu si çdo shqetësim tjetër qytetar,deri në marrjen e zgjidhjeve,sepse zëri i qytetareve duhet dëgjuar dhe ndjekur ne rruge i stitucionale deri ne zgjidhjen e problemeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033