Ermali Lulaj, fieraku që i kushtoi vite të jetës shërbimit në Policinë e Shtetit, baba i tre fëmijëve

Ermali Lulaj, fieraku që i kushtoi vite të jetës shërbimit në Policinë e Shtetit, baba i tre fëmijëve

Ermal Lulaj, 41 vjeç, nga Fieri dhe banues prej vitesh në këtë qytet, humbi jetën tragjikisht në aksidentin fatal të regjistruar në aksin rrugor Fier–Vlorë.

Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku prej vitesh shërbente në strukturat e policisë, kryesisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbajtur detyra të ndryshme drejtuese dhe funksione si oficer i lartë policie, duke shërbyer në disa qytete të vendit, përfshirë Korçën, Shkodrën, Beratin, si dhe në Skrapar, ku kishte ushtruar detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë.

Përtej karrierës profesionale, Ermali ishte edhe një familjar. Ai ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali vetëm 2 vjeç.

Ndarja e tij tragjike nga jeta lë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033