LEDMARKE në Peshtan, shërbim cilësor dhe kapacitet i lartë përpunimi i ullirit

Në fshatin Peshtan, aktiviteti në fabrikën e përpunimit të ullirit për vaj “LEDMARKE” vijon me ritme të larta gjatë këtij sezoni të prodhimit.

Fabrika ofron shërbim të shpejtë, cilësor dhe sipas standardeve të larta të përpunimit, duke iu përgjigjur kërkesave të fermerëve në një vit që karakterizohet nga prodhimi i bollshëm i ullirit.

E pajisur me teknologjinë “ALFA LAVAL”, linja e përpunimit ka një kapacitet prej mbi 200 kuintalësh ullinj në 24 orë, duke mundësuar përpunimin e sasive të mëdha në një kohë të shkurtër.

Ky kapacitet dhe puna e organizuar kanë bërë që fermerët të shprehen të kënaqur si me shërbimin, ashtu edhe me sasinë dhe cilësinë e vajit të përftuar.

Në kushtet e një sezoni me prodhim të mbarë, investimi në teknologji dhe garantimi i një shërbimi cilësor mbeten faktorë të rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e sektorit të ullirit në zonë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033