22 vjecari në Cërrik kapet me pushkë automatike

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Cërrik, pasi u kap duke transportuar një pushkë automatike në automjetin që drejtonte.

Në pranga ka rënë shtetasi Fluert Muco, ndërsa pasagjeri, gjithashtu 22 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Policia bën me dije se operacioni i koduar “Mesnata” u zhvillua pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur gjatë orëve të natës, në lagjen nr. 3 të Cërrikut.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, në bagazh u gjet një pushkë automatike, që dyshohet se mbahej pa leje nga drejtuesi i mjetit. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik të 22-vjeçarit, iu gjetën edhe fishekë luftarakë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan arma e zjarrit, 15 fishekë, automjeti dhe dy telefona celularë.

Sipas policisë, pasagjeri, shtetasi R. B., dyshohet se kishte dijeni për armën dhe nuk e kishte kallëzuar këtë veprimtari të kundërligjshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033