Rrugët që lidhin tokat bujqësore në fshatin Kallm të Madh janë të degraduara dhe pothuajse të pakalueshme.Banorët të cilët e kanë ngritur këtë shqetësim në emisionin Zeri Juaj ne Tv Apollon,shprehen se gjendja e tyre është përkeqësuar ndjeshëm, duke e bere te pamundur lëvizjen edhe të mjeteve bujqësore.
Sipas tyre,prej kohësh nuk është ndërhyrë për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugeve bujqesore gje cila ka bere qe te shtohen vështirësite për fermerët në transportin e prodhimeve dhe punimin e tokave.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkise Fier për rikonstruksionin e rrugëve,pasi ato janë te domosdoshme për zhvillimin e aktivitetit bujqësor dhe ekonominë e familjeve të zonës.
Tv Apollon do të përcjellë shqetësimin e banorëve pranë institucioneve përgjegjëse,me synimin që ky problem të marrë vëmendjen dhe zgjidhjen e nevojshme.
Rrugët bujqësore në Kallm të Madh,të degraduara dhe jashtë funksionit.