ROSKOVEC,DREJT PËRFUNDIMIT PUNIMET PËR REHABILITIMIN E MAGJISTRALIT KRYESOR UJITËS V3 NE SUK 1.

Po shkojnë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e magjistralit kryesor ujitës V3,një vepër e rëndësishme e infrastrukturës ujore,që luan rol të drejtpërdrejtë në mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Me një prurje prej rreth 1800 litrash ujë në sekondë,magjistrali V3,së bashku me rrjetin e degëzimeve,shërben për furnizimin me ujë të tokave bujqësore në fshatrat Suk 1,Suk 2 dhe në zona të tjera që përfitojnë nga ky sistem vaditës.
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Rural dhe Shërbimeve në njësinë administrative Kuman, Agron Dardha,eshte shprehur se ky kanal kryesore merr ujin nga stacioni i pompimit ne Lumin Seman dhe ka funksion te shumfishtë pasi sigurine e ujit per vaditjen e kulturave bujqesore te kultivuara ne mjedise te hapura,por edhe te mbyllura ,serra,te cilat kane nevoje per ujitje ne çdo stinë te vitit.Sipas tij ky magjistral ujitjes dergon uje ne kenetene e zeze te roksovcit si edhe ushqyen rezervuarin e kurjanit per te ruajtur kuotat ne cdo kohe te vitit.
Funksioni i këtij magjistrali nuk kufizohet vetëm te furnizimi me ujë për vaditje.Ai është pjesë e një sistemi më të gjerë të administrimit të burimeve ujore,që ndihmon në kontrollin dhe shpërndarjen e tyre,në funksion të nevojave të tokës bujqësore dhe mbrojtjes së prodhimit.
Rehabilitimi i tij merr një rëndësi të veçantë për fermerët,pasi një infrastrukturë ujitëse funksionale ndikon në sigurimin e ujit në periudhat e nevojshme për kulturat bujqësore,në rritjen e rendimentit,shumllojshmerine e prodhimit dhe shfrytëzimin më të mirë të tokës.

Në një zonë ku bujqësia përbën një nga aktivitetet kryesore ekonomike,përmirësimi i sistemeve ujitëse krijon kushte më të favorshme për zhvillimin e fermave,uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e sigurisë ekonomike për fermerët.Përfundimi i këtij investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm funksionimin e magjistralit V3 dhe të rrisë kapacitetin e tij për t’iu përgjigjur kërkesave të bujqësisë,duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit në këtë territor.Magjistraëi kryesor i sistemit te ujitjes ne territorin e bashkise roskovec ka nje nje funksion te rendesishem edhe per

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033