LEVAN, PËRROI I PAPASTRUAR,I KTHYER NË KOLEKTOR UJËRASH TË ZEZA DHE MBETJESH URBANE.

Përroi i Levanit,i papastruar prej vitesh,është kthyer në një kolektor të hapur të ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane.Një situatë shqetësuese,që jo vetëm ndot mjedisin,por ngre edhe pikëpyetje serioze për rrezikun që mund t’i kanoset shëndetit të banorëve.
Përroi përshkon mes për mes zonën e Levanit,duke e bërë ndotjen e tij një problem të drejtpërdrejtë për komunitetin që jeton pranë tij.Mbetjet e grumbulluara,ujërat e ndotura dhe mungesa e pastrimit prej vitesh kanë krijuar një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.Alarmi për këtë problem ngrihet nga një prej intelektualëve të zonës,ish-drejtor shkolle dhe ish-anëtar i këshillit të komunës.Sipas tij, shqetësimi është ngritur vazhdimisht,por deri më tani nuk është marrë një përgjigje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Ai shprehet me tone të ashpra se,pavarësisht premtimeve dhe deklaratave,askush nuk po merr përgjegjësinë për atë që e konsideron një
problem serioz i ndotjes së mjedisit në zemër të Levanit.

Për banorët,kjo nuk është thjesht një çështje pastërtie apo estetike,por për një mjedis të ndotur, ku prania e ujërave të zeza dhe mbetjeve kërkon vlerësim të menjëhershem te rrezikut mjedisor dhe marrjen e masave konkrete për pastrimin dhe dezinfektimin per parandalimin e pasojave të mundshme shëndetësore.Ndërkohë, mbetet e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë.
Përroi i Levanit nuk mund të vazhdojë të jetë një problem i lënë në harresë. Ai kërkon vëmendje,përgjegjësi dhe ndërhyrje konkrete,në interes të shëndetit të banorëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033