ZHARRËZ,INVESTIMI I RI I UJËSJELLËSIT NE ZHQRREZ, BANORËT ENDE PA UJË.

Pavarësisht investimit të kryer për ndërtimin e ujësjellësit të ri në fshatin Zharrëz,në Bashkinë Patos,furnizimi me ujë të pijshëm për banorët vijon të mbetet një problem i pazgjidhur.
Edhe pse infrastruktura e re është ndërtuar me synimin për të garantuar furnizimin me ujë,banorët shprehen se ajo ende nuk është vënë në funksion të plotë.Në këto kushte, familjet janë të detyruara të mbështeten te puset e hapura me investimet e tyre,ndërsa ujin për konsum të pijshëm vijojnë ta blejnë në treg.
Një situatë që jo vetëm rëndon ekonomikisht familjet,por ngre edhe shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e ujit që përdoret për nevoja të përditshme,pasi furnizimi nga puset individuale nuk shoqërohet gjithmonë me kontrollet e nevojshme të cilësisë.Përmes Tv Apollon,banorët i drejtohen Bashkisë Patos dhe Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve me kërkesën për të marrë masa konkrete për vënien në funksion të linjës së re të ujësjellësit.

Sipas tyre,përfundimi i investimit duhet të shoqërohet edhe me funksionalizimin e plotë të tij,në mënyrë që furnizimi me ujë të pijshëm të mos mbetet vetëm një premtim infrastrukture, por një shërbim real për komunitetin.
Tashmë pritet reagimi i institucioneve përgjegjëse për të sqaruar arsyet e mosfunksionimit të linjës dhe afatin se kur banorët e Zharrëzës do të kenë më në fund ujë në çezhat e tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033