VERBAS,BANORËT KËRKOJNË MË SHUMË VËMENDJE DHE SHËRBIME NGA INSTITUCIONET.

Banorët e fshatit Verbas,në Bashkinë Patos,kanë zgjedhur të bëhen pjesë e emisionit“Zëri Juaj”në Tv Apollon,për të bërë publike vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë.
Ata ngrenë shqetësimin për kushtet e vështira ekonomike dhe mungesën e shërbimeve bazike,duke u shprehur se problemet e tyre vijojnë të mbeten pa zgjidhje dhe se nuk ndiejnë vëmendjen e duhur nga institucionet vendore.
Sipas banorëve,përtej vështirësive ekonomike, ajo që i shqetëson është edhe mungesa e komunikimit dhe e interesimit institucional për problematikat e komunitetit.Ata kërkojnë më shumë vëmendje, mbështetje dhe ndërhyrje konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës.
Duke vlerësuar hapësirën që u ka krijuar Tv Apollon përmes emisionit “Zëri Juaj”,banorët e shohin këtë program si një mundësi për të bërë publik zërin e tyre dhe për t’iu drejtuar institucioneve me shqetësimet që,sipas tyre,nuk kanë mundur t’i përcjellin në rrugë të tjera.

Zëri juaj është edhe zëri i popullit.Këtu mund të shprehim shqetësimet dhe kërkesat tona për zgjidhjen e problemeve,pasi institucionet në nivel lokal nuk na i hapin dyert për të na dëgjuar”,shprehen banorët për Tv Apollon.
Emisioni “Zëri Juaj” synon pikërisht të jetë një hapësirë e hapur komunikimi mes qytetarëve dhe institucioneve,ku problematikat marrin zë dhe kërkesat për zgjidhje bëhen publike.
Tashmë,shqetësimet e banorëve të Verbasit janë edhe një thirrje drejtuar Bashkisë Patos dhe institucioneve përgjegjëse për t’u njohur me problematikat e ngritura dhe për të dhënë përgjigje konkrete.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033