NJË TRADITË NË NDERIM TË MOSHËS SË TRETË,RESPEKT DHE VLERESIM PËR KONTRIBUTIN E NJË JETE.

Shoqata e Pensionistëve të Fierit,Patosit dhe Mallakastrës ka organizuar një aktivitet festiv në formën e një kokteji për të moshuarit, duke vijuar një traditë shumëvjeçare,e cila daton që prej themelimit të saj në vitin 2003.
Një traditë e nisur nga kryetari i parë i shoqatës, i ndjeri Ramiz Basha,dhe që vijon të ruhet ndër vite si një shprehje e respektit, mirënjohjes dhe vlerësimit për brezin e tretë.Kryetari aktual i shoqatës,njëherësh Ambasador i Paqes,Adem Hoxha u shpreh se pensionistët përfaqësojnë një kategori me vlera të veçanta shoqërore,të cilët kanë kontribuar gjatë gjithë jetës së tyre në zhvillimin e vendit,në ndërtimin e institucioneve dhe në edukimin e brezave të rinj.Për këtë arsye,sipas tij,ata meritojnë jo vetëm respekt,por edhe vëmendje dhe vlerësim të vazhdueshëm nga shoqëria.

Kreu shoqates se pensionisteve shprehu gjithashtu mirënjohjen për sponsorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti,i cili u zhvillua në ambientet e agjencisë së udhëtimeve “Jon Impeks”.
Në këtë organizim festiv ishin të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit vendor,organizatave dhe shoqatave të ndryshme të Fierit,të cilët iu bashkuan atmosferës festive, duke ndarë me të moshuarit momente komunikimi,
respekti dhe solidariteti.
Ky ishte një takim që përtej atmosferës festive përcolli një mesazh të rëndësishëm,se mosha e tretë nuk është thjesht një etapë e jetës,por një pasuri përvoje,urtësie dhe kontributi,që meriton të vlerësohet çdo ditë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033