Rrjedhje gazi në një furrë buke, bashkëshortët përdundojnë në spital

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri” në qytetin e Fierit, pas një rrjedhjeje gazi në një furrë buke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e çiftit Kola, ku ata ushtronin edhe aktivitetin e tyre familjar për prodhimin e bukës.

Çifti është paraqitur në spital në gjendje asfiksie, por sipas të dhënave paraprake, të dy janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ende nuk dihet se si është konstatuar rrjedhja e gazit për të njoftuar më pas shërbimet e urgjencës, por ndërhyrja në kohë ka shmangur një tragjedi të mundshme.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rrjedhjes së gazit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033