Kaja Kallas: Zgjerimi e ndihmon BE, vendet që aspirojnë motivohen për reforma.

Kaja Kallas, kandidatja për pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka shprehur angazhimin e saj për të forcuar sigurinë dhe për të zgjeruar bllokun evropian.

Gjatë seancës dëgjimore në komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, që do të vendosë për konfirmimin e saj si ish-kryeministre e Estonisë, Kallas theksoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

“Zgjerimi i BE-së e forcon bllokun dhe ndihmon vendet që duan të bëhen pjesë e tij. Forca tërheqëse e BE-së u jep shtysë vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Lindore për reforma dhe angazhim për integrim. Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj për ta bërë zgjerimin një realitet. Problemet e fqinjëve tanë sot mund të bëhen edhe problemet tona nesër,” tha Kallas.

Kallas theksoi gjithashtu se siguria e BE-së është e lidhur ngushtë me NATO-n dhe shprehu përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit transatlantik. Ajo përmendi sfidat që vijnë nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut si kërcënime ndaj rendit botëror.

Nëse konfirmohet nga Komisioni, Kallas do të nisë detyrën si kryediplomate e BE-së në dhjetor, duke zëvendësuar Josep Borrell, për një mandat pesëvjeçar. Përveç Kosovës, të gjitha vendet e rajonit, bashkë me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë, janë kandidate për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera