Pamjet që shihni i përkasin një prej vendpushimeve përgjatë aksit rrugor Fier-Shegan – Urë Kuç, në territorin e Fiershegan, konkretisht pranë fshatit Cukas, ku persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturina në hapësirat e pushimit të automjeteve.
Sipas banorëve dhe drejtuesve lokalë, ky vend është pastruar disa herë nga punonjësit e njësisë administrative, por ndotja rikthehet vazhdimisht nga qytetarë që shkarkojnë mbetje gjatë natës.
Në një komunikim me drejtues të Njësia Administrative Fiershegan, bëhet me dije se situata është kthyer në një shqetësim real për zonën. Sipas tyre, ndotja nuk kryhet nga banorë të njësisë, por kryesisht nga fermerë dhe persona që vijnë nga zona e sektorit Agim në Urë Kuç, të cilët kanë toka bujqësore në brendësi të territorit të Fiersheganit.
Shpesh, automjete të vogla ndalojnë gjatë natës dhe shkarkojnë mbeturina nga oborret apo aktivitetet e tyre, duke ndotur jo vetëm ambientin, por edhe një nga akset kryesore të qarkullimit drejt Berat.
Përfaqësuesit vendorë kërkojnë bashkëpunim mes Njësia Administrative Poshnje dhe Bashkia Dimal për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ndalimin e këtij fenomeni.
“Ky nuk është vend për mbeturina, por një hapësirë pushimi për automjetet dhe qytetarët. Çdo abuzues që do të identifikohet do të procedohet sipas ligjeve në fuqi,” është shprehur përgjegjësi i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes në Njësinë Administrative Fiershegan, Agron Topi.