Federata universale e paqes ,këshilli i paqes dega Fier, organizoi aktivitetin “Festojmë diversitetin kulturor dhe dialogun”.Ne kete veprimtari te zhvilluar ne mjediset e Bibliotekës së qytetit të Fierit,moren pjese personalitete të nderuara të qytetit, Ambasadorë për Paqe, të ftuar të veçantë, të rinje nga vendi dhe bota,te cilet e kthyen këtë ditë në një aktivitet te vlerave njerëzore.
Pjesëmarrësit u përshëndetën nga
Kryetarja e Këshillit të Paqes Fier,znj. Klodiana Tosuni,Znj. Suzana Numani,Kryetare e Këshillit Rajonal të Paqes Fier dhe Nënkryetare e Federatës së Paqes Universale, Shqipëri dhe Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare të Federatës së Paqes z. Myzaljen Hoxha
Te ftuarit nga vende të ndryshme të botës,
Aurora Azzolina nga Italia, Olga Berez nga Rusia, Nikki Gjloshgjokaj nga Filipine dhe Jonathan nga SHBA.te cilet prej vitesh jetojnë në Fier, ndanë përvojat dhe emocionet e tyre mbi kulturën shqiptare dhe dashurinë për këtë vend.
Ne vijim Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale, z. Gani Rroshi, prezantoi parimet dhe veprimtarinë e saj dhe i ndal te vizioni dhexmisioni i Federates se paqes
Në perfundim të aktivitetit, u vlerësuan me titullin “Ambasador për Paqe”,Ilirjan Gjika , Drejtori i Muzeut Fier,
Enri Lulaj , Drejtor i Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe “Horizont”ne Fier
Elvi Daka, Drejtor i Qendrës Sociale “Murialdo”ne Fier ,si dhe
Artisti, gazetari dhe konsulenti muzikor,Artur Gjino.
Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte promovimi i tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit kulturor, në përputhje me ditën e shpallur nga OKB për këtë temë.
Federata universale e paqes ,këshilli i paqes dega Fier, organizoi aktivitetin “Festojmë diversitetin kulturor dhe dialogun”.