Moti i keq me rrebeshe shiu/ Sërish probleme në Librazhd-Përrenjas, masivet e dheut përfundojnë në rrugë.

Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e motit të keq, me rrebeshe shiu, ka pasur shembje masive dheu, që kanë përfunduar në rrugë.

Bëhet fjalë për masive dheu ku po punohet për Korridorin e VIII.

Kujtojmë se pak kohë më parë në vendin e quajtur te “Kthesa e Dragostunjës” pësoi shembje masive, duke bllokuar për disa ditë dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033