Në vetëm 7 ditë, Interi përjetoi makthe, ku 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit zbehën shumë një sezon ku ëndërron për gjëra të mëdha.
Në vetëm 3 ndeshje, ekipi i Inzaghit ka pësuar 5 gola dhe nuk ka shënuar asnjë, shifra këto që ndezin alarmin përpara sfidës kundër Barcelonës.
Problemi kryesor për Interin qëndron te varësia nga sulmuesi francez, Marcus Thuram. Pa të në fushë, Inter është dukshëm më i brishtë, duke pësuar gola dhe duke pasur vështirësi të mëdha në realizimin e golave. Kur Thuram është në formë, skuadra merr një mesatare prej 2.2 pikësh për ndeshje, ndërsa pa të kjo shifër bie ndjeshëm në vetëm 1 pikë për ndeshje.
Një tjetër problem që shqetëson Interin janë statistikat e golave të shënuara. Me Thuram në fushë, Inter realizon në mesatarisht 2.3 gola për ndeshje, por pa të, ky numër bie në 0.3 gola për ndeshje. Ky rënie drastike është një alarmin për ekipin, pasi asnjë nga zëvendësuesit e tij, si Taremi, Correa dhe Arnautovic, nuk ka arritur të mbushë boshllëkun e lënë nga francezi.
Përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Barcelonës në Champions, drejtuesit e Interit janë në pritje për të parë nëse Thuram do të jetë në dispozicion. Rikuperimi i tij është me rëndësi kyçe, por ende nuk ka asnjë siguri që ai do të jetë i gatshëm për këtë takim vendimtar.
Ndërkohë, problemi tjetër për Inzaghin është humbja e Benjamin Pavard, i cili ka pësuar një dëmtim të kaviljes. Pavard nuk do të udhëtojë me skuadrën për në Barcelonë dhe do të qëndrojë në Milano për t’u rikuperuar. Në mungesë të tij, Inzaghi do të duhet të besojë në një prej dy mbrojtësve të tij të tjerë, Bissek ose Darmian, për të zëvendësuar francezin.
Pavarësisht këtyre vështirësive, Interi e di se kjo ndeshje mund të jetë një mundësi për të shpëtuar sezonin, dhe fjalët e La Gazzetta dello Sport e përmbledhin më së miri situatën: “Inter, o sot o kurrë. Në kërkim të skuadrës së humbur.”
Nga ana tjetër, Corriere dello Sport thekson ndikimin e ish-trajnerit të Interit, Antonio Conte, duke u fokusuar te komentet e tij lidhur me “tripletën e mallkuar”, dhe tregon se gabimi i Interit ishte se kishin bërë shumë premtime pa i realizuar ato.