Shoqata Bashkimi Fierak “Apollonia” në Greqi organizoi aktivitin kulturor te titulluar “Një jetë në këngë”

Në një atmosferë festive dhe plot emocion,ne kryeqytetin e Greqisë ,Athine Shoqata Bashkimi Fierak “Apollonia” në Greqi organizoi aktivitin kulturor te titulluar “Një jetë në këngë”, kushtuar dy figurave të shquara të këngës qytetare fierake, Llazar Pove dhe Miti Nushi.Ne kete veprimtari artistike moren pjese artdashës,personalitete të jetës kulturore e artistike,perfaqesues te komunitetit shqiptar dhe drejtues institucionesh.
Ne fjalen preshendetese te kesaj veprintarie Kryetarja e Shoqatës “Apollonia”, znj. Elida Sopoti, pasi bëri një ekspoze të detajuar të punës dhe aktiviteteve të realizuara nga kryesia dhe anëtarët e shoqatës gjatë viteve të fundit,ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave kulturore shqiptare në diasporë.Gjithashtu zonja Sopoti u shpreh ky event artistik i dedikohet dy ikonave të këngës qytetare fierake, Llazar Pove dhe Miti Nushi, si një vleresim dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre të vyer ndër vite.


Kryetari i Bashkisë Fier, z. Armando Subashi,pasi pershendeti te pranishmit i emocionuar nga atmosfera e krijuar,u shoreh se vlerëson rolin e shoqatës në mbajtjen gjallë të identitetit kulturor dhe në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar në Greqi dhe vendlindjes.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga,përgëzoi organizatorët për këtë nismë të bukur dhe vuri theksin te rëndësia e aktiviteteve të tilla në promovimin e kulturës shqiptare jashtë kufijve. Ajo i cilësoi Llazar Poven dhe Miti Nushin si korifej të muzikës qytetare fierake dhe vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Kengetari i njohur i grupit te kenges qytetare fierake,Llazar Pove,i emocionuar falenderoj per vlersimin dhe per rolin e qe shoqatat shqiptare ne Greqia luajnë per promovimin e kenges popullore,artit dhe kulores si pjese e identitet kombetar.
.
Mbrëmja vijoi nën tingujt e muzikës qytetare dhe performancave artistike nga këngëtarë të njohur, mes të cilëve spikati edhe këngëtarja Era Rusi, te cilet u priten me duartrokitje të ngrohta nga publiku.
Interpretimet e tyre dhe të artistëve të tjerë krijuan një atmosferë plot gjallëri dhe nostalgji, duke rikthyer emocionet e këngës tradicionale fierake.
Vallja fierake me ritmet karakteristike dhe kostumet popullore i dhanë një dimension të veçantë kësaj mbrëmjeje, duke e bërë atë një festë të vërtetë të kulturës dhe identitetit kombëtar.
Aktivitet artistike “Një jetë në këngë” nuk ishte thjeshte një homazh i sinqertë për dy emra të mëdhenj të muzikës qytetare fierake por edhe një festë e përbashkët e shpirtit shqiptar në diasporë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033