Ervin Mata është arrestuar në Brazil, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat për rikthimin e tij në vend.
Mata, i njohur ndryshe si “mbreti i kokainës”, akuzohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë të njohur si masakra në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e ndodhur disa vite më parë në një lokal nate.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se arrestimi i tij në Brazil konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa pritet që procedurat e ekstradimit të ndjekin rrugën ligjore për ta sjellë përballë drejtësisë shqiptare.
SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të Matës dhe lidhjeve të tij të mundshme brenda dhe jashtë vendit.