Rruga drejt Divjakës, e mbuluar nga mbeturinat – turizmi nis mes plehrave.

Edhe këtë fundjavë, hyrja drejt Bashkisë së Divjakës dhe aksi që të çon në plazh vijojnë të ofrojnë një panoramë shqetësuese. Mbeturinat urbane, bidonat plastikë dhe mbetjet e tjera janë të shpërndara përgjatë rrugës, duke lënë një përshtypje aspak të denjë për një zonë turistike.

Pak ditë më parë, TV Apollon e denoncoi këtë problem. Megjithatë, deri tani nuk duket të ketë pasur një ndërhyrje konkrete për pastrimin e kësaj pjese të rëndësishme të infrastrukturës turistike.

Ndërsa Bashkia e Divjakës, e drejtuar nga kryebashkiaku Josif Gorrea, promovon potencialin turistik dhe bujqësor të zonës, duke folur për objektiva ambiciozë dhe për pritjen 12 milion turistë mes fushave me speca, domate dhe tranguj, pamja që i pret vizitorët në hyrje të aksit rrugorë është krejt tjetër: mbeturina përgjatë rrugës dhe mungesë pastërtie.

Pamjet flasin vetë. Turistët vendas dhe të huaj përballen fillimisht me mbetje plastike dhe plehra, në vend të një hyrjeje që pasqyron standardet e një destinacioni turistik.

Pastërtia është hapi i parë drejt turizmit të qëndrueshëm. Për këtë arsye, qytetarët presin që Bashkia e Divjakës dhe strukturat përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt, në mënyrë që imazhi i qytetit të mos dëmtohet nga një problem që mund dhe duhet të zgjidhet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033