ROSKOVEC,NIS NDËRTIMI I MURIT MBROJTËS NË RRUGËN E LIQENIT TE KURJANIT.

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit mbrojtës në segmentin rrugor që lidh Liqenin e Kurjanit me rrugën kryesore dhe lagjen ku banon komuniteti rom.
Ndërhyrja synon të përmirësojë qëndrueshmërinë e këtij aksi rrugor dhe të garantojë siguri më të madhe për qarkullimin e banorëve ka thene kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.
Sipas saj investimi per
ndërtimin e mureve mbrojtëse ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e integritetit të rrugës, veçanërisht në segmentet ku terreni paraqet rrezik për rrëshqitjen e dherave. Këto struktura ndihmojnë në stabilizimin e skarpateve, parandalimin e erozionit dhe mbrojtjen e trupit të rrugës nga dëmtimet që mund të shkaktohen prej reshjeve dhe lëvizjeve të tokës.
Punimet për ndërtimin e murit mbrojtës po kryhen nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Roskovec, duke angazhuar kapacitetet e saj për realizimin e kësaj ndërhyrjeje infrastrukturore.
Sinkron.
Muret mbrojtëse te rrugeve dhe ndertimi i segmentit rrugor qe lidh zonen e liqenit me lagjen e Romeve realizohen në kuadër të projektit të Institutit për Demokraci, sipas Modelit te programit Suedez, i cili mbështetet në bashkëpunimin ndërmjet pushtetit vendor, komunitetit përfitues dhe biznesit lokal.
Për banorët e zonës, përfundimi i kësaj ndërhyrjeje pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në një segment që shërben për lidhjen e komunitetit me rrugën kryesore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033