Punimet për rikonstruksionin e shkollës së ciklit të ulët në fshatin Arapaj të bashkisë Roskovec po vijojnë me ritme të shpejta. Ecuria e punimeve është inspektuar nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi, e cila është shprehur se ndërhyrja synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Punimet kanë nisur në ditët e para të muajit korrik dhe, sipas drejtueses së bashkisë, po avancojnë sipas parashikimeve.
Në prag të nisjes së vitit të ri mësimor 2026-2027, bashkia Roskovec ka intensifikuar përgatitjet për institucionet arsimore, me synimin që ato të jenë të sigurta, të pastra dhe funksionale për nxënësit dhe mësuesit.
Në këtë kuadër po zbatohet edhe projekti për restaurimin e godinës së shkollës në Arapaj, i financuar nga të ardhurat e buxhetit vendor, me një fond prej rreth 6 milionë lekësh, me TVSH.
Ndërhyrjet përfshijnë rikonstruksionin e godinës dhe ambienteve të brendshme e të jashtme, punime në hapësirat përreth, pastrimin dhe gjelbërimin, si dhe riparimin e problematikave të evidentuara gjatë vitit të kaluar.
Sipas kryetares Majlinda Bufi,pritshmerite jane qe nxënësit dhe mësuesit ta nisin procesin mësimor në ditën e parë të vitit të ri shkollor në ambiente të sigurta dhe të përshtatshme te shkolles se rikonstruktiar .E njëjta pritshmëri është konfirmuar edhe nga drejtuesi teknik i punimeve.
Puna do të vijojë edhe gjatë javëve në vazhdim, me qëllim që shkolla të jetë gati për të pritur fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e ciklit të ulët, së bashku me stafin mësimor, në nisjen e vitit të ri shkollor.
Edhe pse afati i përfundimit të punimeve, sipas projektit, është parashikuar në muajin janar të vitit të ardhshëm, bashkia synon që ndërhyrjet kryesore të përfundojnë përpara nisjes së procesit mësimor.
Për Administraorin e njesise Strum ,kryetarin e fshatit Arapaj dhe banoret , rikonstruksioni i shkollës nje invesitim i shumepritur prej vitesh shihet si një ndërhyrje e rëndësishme për përmirësimin e kushteve te shkolles se ciklit te ulet ku fëmijët zhvillojnë procesin mësimor.
Rikonstruktohet shkolla në Arapaj, synohet përfundimi para nisjes së vitit të ri mësimor.