PËRPLASJE E FORTË PRANË ÇEZMËS SË MYBËTIT, DY PASAGJERË PËRFUNDOJNË NË SPITAL
Aksident i fortë rrugor është regjistruar paraditen e sotme pranë Çezmës së Mbyetit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përplasja ka shkaktuar panik, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në njërin prej mjeteve janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave të para, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy drejtuesit rezultuan negativë në testin e alkoolit, me 0.0 mg/l. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
PËRPLASJE E FORTË PRANË ÇEZMËS SË MBYETIT, DY PASAGJERË PËRFUNDOJNË NË SPITAL