Rahman Gjeta, mjeshtri i verës së Librazhdit – këtë të shtunë në “Personazhe në Fokus”

Emisioni “Personazhe në Fokus” sjell këtë të shtunë historinë frymëzuese të Rahman Gjetës, kimistit të Kantinës së Verës në Librazhd, një traditë e ndërtuar që në vitin 1958 dhe që nisi aktivitetin në vitin 1960.

Sot, kjo kantinë drejtohet nga z. Rahman Gjeta, 68 vjeç, i cili pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, nisi punën në vitin 1981 si inxhinier kimist. Në vitin 1993, kantina u privatizua dhe që prej asaj kohe vijon punën pa ndërprerje, duke ruajtur traditën dhe cilësinë ndër vite.

Me një kapacitet prej 1.3 milion litra verë në vit, ajo mbetet një nga kantinat më të mëdha dhe më të vjetra në Shqipëri. Prodhimet përfshijnë verëra si Shesh i Bardhë, Shesh i Zi, Cabernet, Tokai, si dhe pije të tjera si raki të ndryshme, Moskat, Moskat me shafran, konjak, fernet, ponç etj.

Në këtë episod, Rahman Gjeta rrëfehet pa filtra, me sinqeritet dhe përkushtim, përballë pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshi, duke ndarë detaje nga jeta dhe pasioni i tij për profesionin.

Emisioni do të transmetohet këtë të shtunë, ora 21:00, në ekranin e TV Apollon.

Mos e humbisni këtë episod të veçantë, një rrëfim i vërtetë për njerëzit, punën dhe historinë e verës shqiptare, ku përkushtimi ruan shijen dhe cilësinë ndër vite.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033