Kthehet në identitet Shtëpia e Ushtarakëve në Kuçovë!

Prej disa ditësh ka nisur rikonstruksioni i ish-Shtëpisë së Ushtarakëve në Kuçovë, një investim i Ministrisë së Mbrojtjes në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë. Ky projekt synon rikthimin në identitet të plotë të kësaj godine me vlera historike, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që ka pasur Kuçova si një qendër e aviacionit ushtarak dhe që edhe sot mbetet një nga bazat kryesore në Shqipëri.

Objekti, tashmë në fazën përfundimtare të punimeve, u vizitua nga Gjeneral Brigade Edmond Voci, komandant i Forcës Ajrore, si dhe nga Kolonel Adrian Kuli, komandant i Bazës Taktike të Kuçovës, të shoqëruar nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari.

Takimi nisi me një bashkëbisedim të ngrohtë dhe miqësor në zyrën e kryebashkiakut, për të vijuar më pas me vizitën në Shtëpinë e Ushtarakëve, e cila ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit. Delegacioni pa nga afër ecurinë e punimeve dhe transformimin e kësaj godine me histori të pasur, e lidhur ngushtë me breza të tërë ushtarakësh që kanë shërbyer ndër vite në mbrojtje të atdheut.

Ky investim pritet t’i rikthejë godinës vlerat e saj të dikurshme, duke e kthyer në një pikë referimi për historinë dhe traditën ushtarake të qytetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033