Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” në Fier po zhvillon dite të hapura në kuadër të promovimit të ofertës së saj mësimore për nxënësit e klasave të nënta

Shkolla e Mesme Profesionale “Petro Sota” në Fier po zhvillon dite të hapura në kuadër të promovimit të ofertës së saj mësimore për nxënësit e klasave të nënta të shkollave 9-vjeçare të qarkut Fier.
Këto aktivitete synojnë prezantimin e ambienteve të shkollës, laboratorëve dhe kabineteve ku zhvillohen orët mësimore dhe praktikat profesionale ,tek nxenesit e klasave te nenta . Njëkohësisht, ato shërbejnë edhe për të demonstruar aftësitë pedagogjike të mësuesve, për të nxitur shkëmbimin e praktikave më të mira dhe për të inkurajuar regjistrimet e reja.
Drejtoresha e shkollës,
Arta Leka, është shprehur per Tv Apollon se ditet e hapura në shkollen profesionale qe ajo drejton fokusohen edhe ne promovimin e degëve dhe drejtimeve që përgatisin nxënësit për tregun e punës,fokusimin në profilet më të kërkuara dhe të preferuara nga nxënësit,vlerësimin e mësuesve nepermjet demonstrimit të metodave bashkekohore të mësimdhënies dhe krijimi i mundësive që nxënësit të njihen nga afër me mjediset dhe programet mësimore të shkollës

Sipas drejtoreshes se shkollës profesionale Petro Sota ,zonjës Leka , interesi i nxënësve mbetet i lartë, ndërsa nuk mungojnë edhe bursat për profile të caktuara studimi.
Përmes këtyre nismave ka thena ajo shkollat profesionale synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e arsimit profesional dhe të nxisin regjistrimet e reja për vitin e ardhshëm shkollor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033