Pësoi komplikacione gjatë zhytjes, ndërron jetë turistja 30-vjeçare në Vlorë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë, ku një turiste 30-vjeçare nga Finlanda ka humbur jetën pasi pësoi komplikacione gjatë një zhytjeje në zonën e Spitalieres.

Sipas informacioneve paraprake, e reja u ndje keq gjatë zhytjes dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor, ajo ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se turistja ishte e shoqëruar nga një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të vetëdijshme dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së 30-vjeçares.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033