Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Dituria”. Drejtuesja e mjetit, shtetasja me inicialet V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e një subjekti.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjerët e automjetit, fëmijët e drejtueses, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.