Aksident në Elbasan/ Po kalonte rrugën, këmbësorja përplaset nga makina

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në Elbasan, në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku një grua ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet.

Sipas burimeve nga vendngjarja, gruaja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër, kur u godit nga një autoveturë që po qarkullonte në atë segment rrugor.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën qytetarë dhe shërbimet e urgjencës së Spitalit Rajonal Elbasan, të cilët i dhanë ndihmën e parë të lënduarës. Më pas ajo u transportua me ambulancë drejt repartit të kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Gjendja shëndetësore e gruas nuk bëhet ende e ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033