Përroi i Levanit i papastruar,i kthyer në kolektor ujërash të zeza dhe mbetjesh urbane,rrezik për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Përroi i Levanit i papastruar,i kthyer në kolektor ujërash të zeza dhe mbetjesh urbane,rrezik për shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Temperaturat e larta të muajit korrik kanë rikthyer në vëmendje një problem të hershëm në njësinë administrative Levan. Përroi i Levanit, i njohur edhe si kanali kullues i ujërave të larta për zonën Peshtan–Levan, është shndërruar në një burim serioz rreziku për shëndetin e banorëve dhe për mjedisin.
Sipas banorëve, kanali nuk është pastruar prej shumë vitesh nga Bordi Rajonal i Kullimit. I mbushur me barishte, mbetje të ndryshme dhe llumra, ai është kthyer në një kolektor të shkarkimit të ujërave të zeza, si edhe në një vendgrumbullim mbetjesh urbane, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën mjedisore në zonë.
Banorët shprehen se problemi është denoncuar vazhdimisht pranë institucioneve përgjegjëse, por deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për pastrimin dhe rehabilitimin e përroit. Ata theksojnë se mungesa e ndërhyrjes dhe shmangia e përgjegjësisë nga institucionet po i lë qytetarët taksapagues të përballen çdo ditë me pasojat e ndotjes, ndërsa kanali vazhdon të mbetet edhe i padezinfektuar.
Shumë prej banorëve shprehin shqetësimin dhe frikën për shëndetin e fëmijëve, duke theksuar se mbetjet që dekompozohen në përroin e Levanit krijojnë kushte për përhapjen e infeksioneve dhe rrisin rrezikun e shfaqjes së epidemive, veçanërisht gjatë stinës së verës.

Banoret e Levanit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse si bordi rajonal i kullimit dhe pzshteti lokal për pastrimin, dezinfektimin dhe rikthimin e këtij kanali në funksionin për të cilin është ndërtuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033