Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut me një viktimë

Policia e Tiranës ka dalë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pranë rrethrrotullimit të Saukut. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas njoftimit të policisë, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se personat që ndodheshin në betoniere, dyshohet se janë shtetas egjiptianë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033