Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta, një mrekulli natyrore që tërheq vizitorë në çdo stinë.

Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta, një mrekulli natyrore që tërheq vizitorë në çdo stinë.

Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta mbetet një nga destinacionet turistike më të veçanta në Shqipëri, i frekuentuar gjatë gjithë vitit. Megjithatë, në sezonin veror numri i vizitorëve vendas dhe të huaj rritet ndjeshëm, të tërhequr nga bukuritë e rralla natyrore që ofron kjo zonë e mbrojtur.

Brenda parkut, kanalet ujore, urat prej druri dhe shtigjet natyrore krijojnë një peizazh mbresëlënës, ndërsa qetësia e lagunës fton vizitorët të eksplorojnë një nga ekosistemet më të pasura në vend.

Divjakë–Karavastaja është gjithashtu strehë e shumë llojeve të shpendëve, mes tyre pelikani kaçurrel, flamingot dhe dhjetëra specie të tjera shtegtare, të cilat e kanë kthyer këtë park në një destinacion të rëndësishëm për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.

Rëra e artë, pylli me pisha dhe ujërat e kaltër të Adriatikut plotësojnë mozaikun e kësaj pasurie natyrore, duke i dhënë zonës një identitet unik dhe një vlerë të jashtëzakonshme turistike e mjedisore.

Parku Kombëtar Divjakë–Karavasta nuk është vetëm një destinacion për t’u vizituar, por edhe një pasuri që duhet mbrojtur e ruajtur, në mënyrë që bukuritë e tij t’u trashëgohen brezave që do të vijnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033