Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë Divjakë

Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë Divjakë në fshatin Çermë shkumbin. Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën një 39 vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 5 persona që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka adokemntuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 39 vjeçari Barjam Kacani.
Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033