Njësia Administrative Kozarë, një qytezë e vogël që po transformohet nga investimet në infrastrukturë.
Këto pamje vijnë nga Njësia Administrative Kozarë, në Bashkinë Kuçovë, një zonë që vitet e fundit ka njohur një transformim të ndjeshëm falë investimeve në infrastrukturë. Rrugët e sistemuara, trotuaret, ndriçimi dhe urbanizimi kanë ndryshuar pamjen e kësaj qendre, duke i dhënë tiparet e një qyteze të vogël e moderne.
E vendosur pranë lumit Devoll, Kozarja spikat për bukuritë natyrore, tokat pjellore dhe njerëzit punëtorë, të cilët prej dekadash e kanë lidhur jetën me bujqësinë. Fermerët vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e kultivimit të tokës, ndërsa kjo zonë njihet edhe për pasuritë e saj nëntokësore. Nxjerrja e naftës ka qenë për vite me radhë pjesë e identitetit të Kozarës, aq sa zhurma e puseve është bërë një tingull i zakonshëm i përditshmërisë për banorët.
Transformimi i viteve të fundit është rezultat i projekteve të realizuara nga Bashkia Kuçovë, nën drejtimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shërbimet për komunitetin.
Njësia Administrative Kozarë numëron rreth 8 mijë e 600 banorë dhe ka në juridiksionin e saj 11 fshatra, duke qenë një nga zonat me potencial të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë vendore.
Për të mësuar më shumë mbi projektet e realizuara dhe prioritetet për të ardhmen, iu drejtuam drejtuesit të Njësisë Administrative Kozarë, Fatjon Demo.