Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Torovicë të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake, viktima po lëvizte me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi të dhe ka mbetur i bllokuar poshtë mjetit.
Pavarësisht ndërhyrjes, për shkak të plagëve të rënda të marra, Dod Samari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Rreth orës 18:00, në fshatin Trovicë, shtetasi D. M., 63 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.