Një tragjedi është regjistruar në bregdetin e Tales, në Lezhë, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën pasi u mbytën në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat, të moshave 11 dhe 13 vjeçe, ndodheshin në një zonë plazhi të pambikëqyrur, pa praninë e strukturave të sigurisë apo menaxhimit. Dyshohet se ato janë futur në ujë dhe nuk kanë mundur të dalin më.

Trupat e tyre janë nxjerrë nga deti dhe janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033