Disa granata të ndryshkura dhe dy armë të mbuluara me rrobë janë konstatuar në anën e rrugës së plazhit të vjetër. Në zonën që shkon në drejtim të Zvërnecit tek Kanali i Motorit një qytetare ka parë armët dhe granatat anës rrugës. Ato janë në një prej akseve rrugore më të frekuentuara në qytet dhe kanë dalë në pjesën anësore të rrugës. Është njoftuar policia ndërsa dyshohet se janë të shumë viteve më parë. Elizabeta Shehaj është qytetarja e cila ka zbuluar armët në shesh Ajo tregon se ka qënë duke kaluar kur ka shkelur njërën prej tyre. Shehaj thotë se i ka gjetur në pjesën anësore të rrugës….