Maji i punes, fushate nga inspektoriati i Punes ne Fier per kushtet e sigurise ne pune

Muaji maj ne Fier pritet të nisë me një fushatë ndërgjegjësuese deri edhe kontrollesh për kushtet e sigurisë në punë. Zyra e Inspektoriatit të Fierit bëri të ditur se maji do të jetë muaj intensiv për inspektorët të cilët do ta përqëndrojne fushatën për sigurinë në punë kryesisht në sektorin privat, por edhe në shoqëritë aksionere me pronar shtetin, si Albpetrol. Teksa punëtorët pushojnë në ditën ndërkombetare te tyre, në Fier pensionistët kujtojnë se 1 Maji kremtohej masivisht me parada dhe demonstrime. Megjithëse nuk kishte protesta, këto aktivitete promovonin të drejtat e punëtorëve më tepër se në ditët e sotme

Te dhenat e fundit të Inspektoriatit tregojne se ne Fier pjesa derrmuese e subjekteve që janë gjetur me shkelje të Kodit të Punës gjatë vitit 2025 e në vazhdim, shpërfillin ose nuk zbatojnë kushtet e sigurise teknike.

Inspektoriati i Punës, pezulloi 23 subjekte gjate vitit 2025 dhe është duke mbyllur proçesin e inspektimit për 40 subjekte të tjera.

Shkeljet janë gjetur në sektorin e tregtisë, ndërtimit dhe atij fason.
Mbi 320 subjekte u inspektuan për vitin 2025 në qarkun e Fierit.

Shkeljet variojnë nga marrëdhëniet e punës, pagat, kontributet e sigurimeve shoqërore e shendetësore, kushtet dhe siguria, deri te dyshimi për diskriminim. Në qarkun e Fierit, ushtrojnë aktivitet , 9508 subjekte ku përfshihen ato private, entet shtetërore si bashkitë, strukturat e tjera drejtuese dhe OJF. Të gjithë janë subjekt i kontrolleve të Inspektoriatit të punës. Gjithsej nga 370 subjekte te kontrolluara pothuajse 90% e tyre janë gjetur me shkelje si vonesa e pagave dhe kontributeve
Kushtet e sigurise dhe shendetit në punë
Diskriminim dhe trajtim i papërshtatshëm.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033