Lushnje – Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë. Policia Bashkiake nis kontrollet për zbatimin e tyre.

Lushnje – Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë. Policia Bashkiake nis kontrollet për zbatimin e tyre.

Hyjnë në fuqi oraret e reja për mjetet e tonazhit të rëndë në Lushnje. Policia Bashkiake ka nisur kontrollet në rrugët hyrëse dhe brenda qytetit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak.

Prej rreth dy javësh, në Lushnje ka nisur zbatimi i rregullave të reja për qarkullimin e automjeteve të tonazheve të ndryshme. Vendimi përcakton oraret dhe rrugët në të cilat këto mjete mund të lëvizin në brendësi të qytetit.

Për zbatimin e tij, përgjegjëse është Policia Bashkiake, e cila në ditët e para ka nisur një fushatë sensibilizuese për drejtuesit e mjeteve.

Në rrugët hyrëse të Lushnjës janë vendosur tabela informuese, ku përcaktohen kategoritë e mjeteve dhe oraret në të cilat lejohet qarkullimi i tyre.

Masat synojnë lehtësimin e qarkullimit në qytet, veçanërisht gjatë orareve të pikut, duke krijuar më shumë hapësirë për këmbësorët dhe automjetet e vogla.

Pas fazës së sensibilizimit, drejtuesit që nuk do të respektojnë rregullat do të përballen me masat përkatëse, në përputhje me legjislacionin rrugor.

Për zbatimin e këtij vendimi dhe kontrollet që po kryhen në terren, iu drejtuam kryeinspektorit të Policisë Bashkiake të Lushnjës, Marjano Prifti.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033