LUSHNJA NË KATEGORINË E DYTÈ APO TE TRETË, BILETAT ME ÇMIME SUPERLIGE.

Lushnja në Kategorinë e Tretë, por biletat me çmime që rëndojnë xhepat e tifozëve!

Tashmë, Lushnja militon në Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar. Këtë të shtunë, stadiumi “Roza Haxhiu” priti ekipin verior të Shirokut, por ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte vetëm ndeshja, por edhe çmimi i biletave.

Për të ndjekur ndeshjen nga tribuna kryesore, një tifoz duhet të paguajë 300 lekë të reja, ndërsa në tribunën përballë çmimi është 100 lekë. Këto tarifa sollën pakënaqësi në hyrje të stadiumit, ku disa qytetarë zgjodhën të mos hynin, por ta ndiqnin ndeshjen nga jashtë mureve rrethuese.

Dhe lind pyetja: a mund të kërkojmë rikthimin e tifozëve në stadium, kur vetë çmimi i biletës bëhet pengesë?

Në shumë qytete të tjera, në kategori të tilla, hyrja për tifozët lehtësohet për të afruar publikun me skuadrën. Në Lushnjë, ndërkohë, qytetarët përballen me çmime që ngjajnë më shumë me ato të Superiores.

Kjo vjen në një kohë kur, sipas pretendimeve të ngritura në qytet, për ekipin është parashikuar edhe një mbështetje prej 20 milionë lekësh të reja nga fondet publike tĕ mbeshtetur nga keshilltaret dhe me forca e kartoni në mbledhjen jashtê radhe .

Atëherë, kush po dëgjon zërin e lushnjarëve?

Policia është në krye të detyrës për garantimin e rendit, por përgjegjësia për çmimet e biletave u takon vendimmarrësve.

Lushnja ka nevojë për tifozët, jo për tribuna bosh!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033