Kuçovë, investimet nuk ndalen. Nisin punimet për rikualifikimin e dy rrugëve të tjera në qytet.

Bashkia Kuçovë vijon investimet në infrastrukturën rrugore, duke i dhënë prioritet përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët. Kanë nisur punimet për rikualifikimin e rrugëve “Jordan Misja” dhe “Veri Gjata”, një projekt i financuar nga të ardhurat e vetë Bashkisë Kuçovë.

Ky investim synon transformimin e kësaj zone, duke garantuar qarkullim më të sigurt, akses më të mirë për banorët dhe një standard më të lartë të infrastrukturës urbane. Rrugët do të pajisen me shtresa të reja asfaltike dhe elementë të tjerë infrastrukturorë, duke krijuar kushte më të mira si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët.

Në nisje të punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, i cili ndoqi nga afër ecurinë e projektit. Sipas bashkisë, investimet po realizohen në përputhje me buxhetin e miratuar dhe planin e punës për zhvillimin e qytetit dhe njësive administrative.

Punimet në rrugët “Jordan Misja” dhe “Veri Gjata” janë pjesë e një serie projektesh që po zbatohen në të gjithë territorin e bashkisë. Çdo ditë hapen fronte të reja pune në lagje dhe fshatra, duke konkretizuar projektet e planifikuara dhe angazhimin për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

Banorët e zonës e kanë mirëpritur nisjen e këtij investimi, pasi ai pritet të lehtësojë lëvizjen e përditshme, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetesës.

Me këtë ritëm investimesh, Bashkia Kuçovë vijon ta shndërrojë qytetin dhe njësitë administrative në një kantier të hapur zhvillimi, ku projektet po marrin jetë dita-ditës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033