Kryebashkiakja Eriselda Sefa certifikohet nga ICLD në kursin e lidershipit politik në Kenia !

Kryebashkiakja e Lushnjës, znj. Eriselda Sefa, është certifikuar nga ICLD (International Centre for Local Democracy) pas përfundimit me sukses të Kursit të Lidershipit Politik të Grave, i zhvilluar në Kenia.

Certifikimi shënoi kulmin e një programi njëvjeçar ndërkombëtar, i cili bëri bashkë udhëheqëse politike gra, kryesisht kryebashkiake, nga vende të ndryshme të botës. Në këtë program mori pjesë edhe znj. Eriselda Sefa, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Bashkinë e Lushnjës.

Programi u zhvillua nga ICLD në bashkëpunim me SALAR dhe kishte në fokus rritjen e kapaciteteve drejtuese, përfshirjen aktive të grave në qeverisjen vendore si dhe nxitjen e ndryshimeve sistemike për ndërtimin e demokracive më të forta lokale.

Gjatë kursit u trajtuan çështje të rëndësishme si përfshirja qytetare, transparenca në vendimmarrje, llogaridhënia publike, forcimi i demokracisë lokale dhe rritja e rolit të grave në qeverisjen vendore. Në fazën përmbyllëse, programi synoi gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e rrjeteve të qëndrueshme të grave lidere në nivel global.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033